Osmani i përgjigjet kritikave të Vuçiçit ndaj Kurtit! Presidentja e Kosovës: Marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut janë ndër më të çmuarat

albnews
By
1 Min Read

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me kritikat që janë bërë ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.

Komentet Osmani i bëri gjatë vizitës në komunën e Dragashit, ku tha se shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar.

“Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për marrëdhënie pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.

Ndër të tjera, presidentja theksoi se  Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.

Share This Article