Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka folur për mediat pas dëshmisë në SPAK për koncesionin e sterilizimit. Cani u thirr në SPAK për të dëshmuar si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.
Mes të tjerash ai tha se ka zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore të tij, ndërsa mohoi se kishte njohje me biznesmenin e arrestuar Ilir Rrapaj.
“Unë jam njeriu i cili duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas në detaje për atë që ndodhi. Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. Sipas mendimit tim, duhet të pyesni ata dhe jo mua. Unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Jam i hapur për çdo gjë. Punët e mia kanë qenë të bazuara te letrat. Ç’ne unë të njihesha me të! (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë? Unë po e jap përgjigjen saktë. Jua thash shumë herë, po atë përgjigje kam. Kur ka nisur koncesioni kam ikur nga detyra…Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit. Ju çfarë më kërkuar, këto janë përgjigjet”, tha ai.