I ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner është takuar së fundmi me Yuri Kim, ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri.
Gjithashtu bëhet me dije se në fokus të takimit të tyre ishte partneriteti i fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
REAGIMI I PLOTË:
I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.