Sarandë, rrezikoi jetën e një efektivi në tentativë për t’i ikur policisë, prangoset 22-vjeçari, i gjendet lëndë narkotike

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Sarandës ka arritur të ndalojë një 22-vjeçar, i cili, për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilin po i jepte makinës, ka rrezikuar seriozisht jetën e një efektivi të policisë që ishte në shërbim, së bashku me kolegë të tjerë në fshatin Vrinë.

Fillimisht  shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar si i implikuar në veprimtari kriminale.

Por 22-vjeçari me inicialet K. M., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ndaluar, dhe ka tentuar të largohej me automjet me shpejtësi të madhe, duke iu rrezikuar seriozisht jetën efektivëve.

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta ndjekjeje me makinë që policia të kap dhe më pas të prangos 22-vjeçarin.

Sipas njoftimit për shtyp, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Ngjarja

Policia Sarandës bëri të ditur se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, organizoi një postobllok dhe ishte në pritje të 22-vjeçarit.

Pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, shtetasi K. K., ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe ka goditur me automjet, një punonjës policie (agjent të Policisë Kriminale), i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Konispol. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte 22-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Lënda narkotike, fishekët luftarak dhe automjeti i shtetasit K. M., u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Share This Article