Dy poezi bjelloruse të shekullit 19 janë shpallur “ekstremiste”, si shenjë se autoritetet janë duke e rritur shtypjen ndaj kritikave në Bjellorusi.
Poezitë e Vincent Dunin-Martsinkevich kanë të bëjnë me kryengritjen nacionaliste kundër Perandorisë Ruse.
Lideri autoritar bjellorus Alexander Lukashenko, e ka shtrirë kontrollin prej zgjedhjeve të vitit 2020, rezultati i të cilave konsiderohet të jetë manipuluar.
Që atëherë, Lukashenka ka ofruar mbështetje të madhe për Rusinë, dhe më pas për luftën e saj në Ukrainë.
Ekspertët e kanë përshkruar ndalesën në poezi si pjesë e tranzicionit në totalitarizëm, pasi shumë kundërshtarë të regjimit janë nacionalistë që nuk e pëlqejnë qëndrimin e Lukashenakas pro Rusisë.
Shumë prej tyre kanë ikur prej shtetit ose janë nëpër burgje.
Poezitë “Erërat lundrojnë” dhe “Biseda e një të moshuari” janë shkruar gjatë rebelimit të Kastus Kalinowskit më 1863 nga bjellorusët dhe polakët e pjesës së Polonisë që atëbotë ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse.
Dunin-Martsinkevich është akuzuar në atë kohë për përhapje të ideve që janë të “dëmshme për autoritetet”.
Ai është arrestuar, mirëpo pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë në kryengritje nuk është vërtetuar kurrë.
Puna e tij tani është pjesë e kurrikulës shkollore dhe veprat e tij komentohen vazhdimisht.