Plagosje me armë zjarri në Lezhë/ 24-vjeçari merr plagë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën

albnews
By
1 Min Read

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje (18 gusht) në Gjadër të Lezhës ku si pasojë ka mbetur i plagosur 24-vjeçari, Dorjan Gjini.

Ai është transportuar në spital pasi ka marrë plagë në këmbë dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00.  Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, G.M., dhe vijon punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article