Shqipëria U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses U-20 të Kroacisë.
Kuqezinjtë këtë sfidë miqësore do ta zhvillojnë në datën 16 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00. U-20 do të grumbullohet në datat 12 deri në datën 16 nëntor në qytetin e Elbasanit, ku do të përgatiten për këtë përballje.
Më poshtë lista e futbollistëve të grumbulluar të Biturkut, ku vihet re se janë shtatë futbollist nga 20 në total, nga kampionati shqiptarë. Arlis Shala nga “Flamurtari”. Kristi Qarri dhe Elmir Lekaj nga ‘Vllaznia”. Enes Isufi dhe Ardit Oshafi nga “Luftëtari”, Tedi Cara nga “Besa” e Kavajës dhe Adolf Sinani nga “Katrioti”. /j.p/