I bllokuan profilin në Facebook, reagon ashpër Maliqi: Paratë e korrupsionit paguan hakerat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njoftim për mediat!

Skandal!
Paratë e korrupsionit paguan hakerat dhe më kanë vjedhur e bllokuar faqen e Facebook-ut.

Denoncimet e perditëshme ndaj grabitjes së mandatit të Bashkisë Kuçovë, kundër ish-fatorinos, Oligarkut Salillari dhe ‘pengut’ të tij Hajdarit të Kuçovës. Denoncimet për tenderat korruptivë, abuzimet me taksat e qytetarëve, vjedhjet, kallëzimet në “SPAK”, kundër kësaj mafie lokale e qeveritare, bënë që të paguajnë hakerat për të më mbyllur gojën.

Gabojnë pasi nuk ka forcë që më ndal në luftën time, kundër kësaj mafie që po pi gjakun shqiptarëve, që tjetërsojnë votat, abuzojnë dhe pasurohen me paratë e shqiptarëve.

Ndëshkimi ligjor ndoshta i vonuar, por do të marrin ndëshkimin e merituar! Beteja ligjore, politike dhe mediatike ndaj kësaj mafie nuk do të ndalet! 🤝🙏💪

Share This Article