Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar pas lajmeve të shumta në rrjet në lidhje me ish-in e saj, reperin Ledri Vulën.
Dafina përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendjen prej saj, referuar kjo pse ajo nuk ndjek më në ‘Instagram’, reperin Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.
Ndër të tjera, artistja shkruan se gjithmonë do të mbrojë lumturinë e saj dhe nuk do lejojë askënd që ta përdorë për të përfituar vëmendje.
“Gjithmonë mbro lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’ dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’ju bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë!”, shkruan Dafina.