Ai zbriti 100 milje në veriperëndim pranë qytetit të Tverit. Një video e pa verifikuar e postuar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, tregon se aeroplani bie me shpejtësi ndërsa del tymi.
Që atëherë janë ndezur spekulimet rreth fluturimit, i cili erdhi vetëm dy muaj pasi Prigozhin, kreu një grusht shteti të abortuar dhe të guximshëm kundër Vladimir Putin.
Në një postim në Telegram të Premten nga VChK-OGPU, e cila ka lidhje me shërbimet e sigurisë, hetuesit kanë qenë duke i bërë presion inxhinierit të avionit për ditë të tëra, ndërsa po shqyrtojnë nëse një bombë mund të jetë vendosur.
“Sergey Kitrish, 41 vjeç, ka punuar vazhdimisht me avionin e Prigozhin dhe ishte ai që kreu riparimet e fundit për të zëvendësuar frenën e pajisjes së uljes dhe ftohësin turbo”, pretendoi media, duke cituar një burim.
“Një ‘bombë’ mund të ishte vendosur gjatë këtyre riparimeve”, pretendon kjo media.
“Menjëherë pas shpërthimit, Kitrash u mor nën kujdesin e shërbimeve speciale dhe u dërgua në vendin e rrëzimit”, tha VChK-OGPU, duke shtuar se Kitrish foli me Kol Ivan Sibul të Komitetit Hetues të Rusisë (SKR).
Fati i Kitrishit, si dhe i dy inxhinierëve të tjerë, Artur Michenkov dhe Aleksey Anshukov, është ‘i panjohur’, sipas medias ruse.
Ditën e sotme, zyrtarët rusë konfirmuan vdekjen e Prigozhinit. Komiteti Hetues njoftoi se analizat gjenetike të Prigozhin dhe viktimave që udhëtonin në avion, janë të njëjta me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit.
“Ekzaminimet molekularo-gjenetike kanë përfunduar si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver. Nga rezultatet, u konstatuan se identitetet e 10 viktimave korrespondojnë me listën e udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Komunitetit Hetues.
Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, dhe të gjithë anëtarët e bordit humbën jetën. Mes viktimave, ishin figura të rëndësishme të grupit mercenar të krijuar nga Progozhin.