ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 4 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 4 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 4 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 14 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Nëse dënohet nuk do të jetë kandidat, por nëse merr një leje…”- Mediat greke parashikojnë 3 skenarë për çështjen “Beleri”

albnews by albnews
28 August, 2023
in Albania
0
“Nëse dënohet nuk do të jetë kandidat, por nëse merr një leje…”- Mediat greke parashikojnë 3 skenarë për çështjen “Beleri”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çështja e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, me akuzën për “blerje votash”, po vijon të jetë në vëmendjen e mediave të vendit fqinj.

Mediat greke shkruajnë se hendeku mes Athinës dhe Tiranës po rritet pas rrëzimit të kërkesës së fundit të Belerit, për lirimin e tij nga akuzat.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

Çështja e Fredi Belerit, i cili qëndron në paraburgim në burgjet e Tiranës, duket se ka hyrë në ngërç, ndërsa pasojat diplomatike tashmë janë evidente në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Kërkesa e fundit për lirimin me kusht të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës u shqyrtua të hënën e kaluar nga Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Tiranës dhe u rrëzua.

Po ashtu u rrëzuan të gjitha kërkesat e avokatëve të tij për të marrë qoftë edhe një licencë nga burgu që të betohet dhe të marrë zyrtarisht detyrat e tij.

Beleri qëndron në paraburgim që prej 12 majit me akuzën e tentativës për blerje votash dhe sipas ligjit zgjedhor shqiptar, nëse një kryetar bashkie nuk betohet brenda tre muajve, ai shpallet i shkarkuar dhe zgjedhjet përsëriten.

Sipas burimeve ligjore, megjithatë, ka dallime në mendime se kur skadon saktësisht afati tre mujor, duke qenë se nuk ka asnjë precedent për zbatimin e kësaj dispozite legjislative.

Disa burime ligjore pohojnë se tremujori është llogaritur në bazë të kohës kur është mbledhur këshilli i qytetit të Himarës, ndaj afati skadon në mes të shtatorit. Megjithatë, sipas autoriteteve zyrtare të Shqipërisë, afati tre mujor ka skaduar që prej datës 14 gusht.

Të gjitha mundësitë janë të hapura

Sido që të jetë, tashmë është evident rreziku që Beleri të humbasë detyrën, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të mund të kandidojë sërish dhe nëse do të shpallen zgjedhje të reja. Tirana ende nuk ka treguar shenja të synimeve të saj, pasi nëse dhe kur do të mbahen do të vendoset nga qeveria, e cila sipas të njëjtave burime, mund të interpretojë ligjin zgjedhor sipas dëshirës së saj.

  • Skenari më pozitivë për momentin është, nëse Tirana vendos t’i japë fund kësaj krize, që Belerit t’i jepet një leje administrative, qoftë edhe disa orëshe, për të bërë betimin.
  • Skenari i dytë është që qeveria shqiptare të shpallë zgjedhje në Heimarë me Belerin në paraburgim pa qenë i dënuar. Në këtë rast, ai do të ruajë dosjen e pastër kriminale dhe do të mundet, qoftë edhe nga burgu, të jetë sërish kandidat.
  • Skenari i tretë është që procesi i Belerit të vazhdojë menjëherë, para thirrjes për përsëritjen e zgjedhjeve. Nëse shpallet i pafajshëm do të mund të kandidojë sërish për kryetar bashkie, ndërsa nëse dënohet, nuk do të jetë kandidat.
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result