Albi Mecini është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u kap me 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, me të cilën do kryente një ngjarje të rëndë si dhe dy bidona me benzinë.
Policia dyshon se 29-vjeçari është autori i zhdukjes së këtyre personave.
Gjithashtu burime pranë policisë njoftojnë se Albi Mecini dyshohet se do vriste një person në Fier. Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.