Trajneri i kombëtares shqiptare U21, Alban Bushsi, ka bërë publike listën me 23 futbollistë të grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator të kualifikuesve të Europianit të kësaj grupmoshe. Tekniku ka grumbulluar një grup me futbollistë të cilët janë pjesë e klubeve të kampionatit shqiptar, por edhe emra që po bëjnë mirë në Europë.
Në listë bien në sy lojtarë të cilët janë pjesë e klubeve të Serisë A, si Medon Berisha dhe Stiven Shpendi, të cilët janë përkatësisht pjesë e Leçes dhe Empolit. Ndërkohë, nuk mungojë as emra të grumbulluar së fundmi me Kombëtaren A si Simon Simoni dhe Adrian Bajrami.
Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e parë në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator, ora 17:00. Ndërsa më 12 shtator do të presë në “Elbasan Arena” Rumaninë në ndeshjen që fillon në ora 18:30.
LISTA
PORTIERË
Simon Simoni, Klidman Lilo, Endri Dema
MBROJTËS
Adrian Bajrami, Ajdi Dajku, Agan Mjaki, Adon Pruti, Ermis Selimaj, Paulo Buxhelaj, Ysni Ismaili, Geralb Smajli, Marcelino Preka
MESFUSHORË
Medon berisha, Adrion Pajaziti, Stiven Bibo, Leonardo Frroku, Klevi Qefalija, Arda Kurtulan, Enis Asani
SULMUES
Stiven Shpendi, Kristian Shpendi, Ardit Nikaj, Arlind Rexhepi.