Akili, Nora e Distria synojnë medalje në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë ta “pushtojnë” podiumin e Grand Slamit në Paris 2019.

Grand Slami i Parisit 2019 mbahet nesër dhe pasnesër, kurse ekipi kosovar i xhudos përfaqësohet me tre garues.

Akili do të rikthehet në garën ku e nisi suksesin vitin e kaluar.

Ai kishte fituar medaljen e artë në kategorinë e tij, deri në 73 kilogramë.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova garon në kategorinë në kategorinë deri në 57 kilogramë, ndërsa nënkampionia e Evropës në kategorinë -52 kilogramë, Distria garon në -48 kg.

Gara e Grand Slamit vlerësohet njëra prej më të fortave në xhudo, ndërsa është e vlefshme edhe për pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Të tre xhudistët tanë garojnë të shtunën.

KOK iu uron fat dhe suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply