ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 14 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 19 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 23 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 1 day ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Nën akuzë për vrasje, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”, sot seanca në Apelin në GJKKO

albnews by albnews
31 August, 2023
in Albania
0
Nën akuzë për vrasje, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”, sot seanca në Apelin në GJKKO
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”. 

Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ishshefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali, etj. Konkretisht mësohet se SPAK ka kërkuar informacione nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera shtetërore. Burimet nga hetimi thanë se po verifikohen pronat në zotërim të biznesmenit Pëllumb Gjoka, ishdrejtuesit të Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ishkryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e origjinës së këtyre pasurive dhe nëse ato janë krijuat me të ardhura në ligjshme. Veprimet hetimore po ndiqen nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja të cilët kanë kërkuar informacione nga bankat dhe zyrat shtetërore për asetet që disponojnë të pandehurit, 6 të arrestuar dhe 9 në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Ndërkohë, apeli i Posaçëm i GJKKO-së shtyu për më 31 gusht seancën për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Tre ditë më parë gjykata e Apelit të Posacëm shtyu për më 31 gusht vendimin për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ të akuzuar për vrasje dhe korrupsion. Seanca zgjati mbi 3 orë dhe asnjë nga të arrestuarit, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Avokatët e 6 të arrestuarve deklaruan se nuk mund të merren prova nga platforma ‘Encrochat’ pasi nuk e parashikon ligji.

Dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Arben Kraja kërkuan që të gjithë të arrestuarit të qëndrojnë në masën arrest me burg. Nga operacioni u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes te cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pasi zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash. Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze belge dhe ato franceze që kanë siguruar komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky.

Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e një personi. Bëhet fjalë për shtetasin Klenthi Musabelli një ishpunonjës i policisë së burgjeve. Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Boriçi ekzekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua. Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result