Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt u ka bërë thirrje të rinjve në Kosovë që të fokusohen në punët dhe trajnimin profesional, pasi siç tha ai, është një e ardhme e qëndrueshme për Kosovën.
Diplomati gjerman në ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity scouting” dhe “Skema e praktikës në punë në sektorin e shitjes me pakicë” tha se nuk duhet të gjithë të fokusohen në nivelin akademik.
Për këtë arsye, sipas tij për të parandaluar largimin e të rinjve nga Kosova dhe sjelljen e investitorëve në Kosovë duhet zgjeruar dhe në krijimin e mundësve të tjera të punës, përcjell kp.
Nga organizata GIZ që e ka përkrahur këtë projekt, Julia Becker tha se të rinjtë duhet të zbulojnë mundësitë në tregun e punës, por duhet t’u krijohen kushte dhe parë pikat e forta të tyre.
Kurse, studentja e QAP dhe pjesëmarrjes e kërkuesve e Mundësive, Festina Musliu u shpreh e kënaqur me realizimin e këtij projekti.