Balla e uron Peter Beyer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot Peter Beyer për zgjedhjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në detyrën e Raporterit për Kosovën.

Deputeti gjerman, Beyer u zgjodh me 33 vota, ndërsa ishte në garë me deputetin rus Kondratyev, i cili mori 6 vota.

Balla vlerësoi se “Peter Beyer është një njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Sapo urova kolegun Peter Beyer (33 vota) për zgjedhjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në detyrën si Raporter për Kosovën, në garë me deputetin rus Kondratyev (6 vota). Peter Beyer është një njohës i mirë dhe mbështetës i rrugës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi Balla./ATSH/

Share This Article