Australia ka nisur një operacion urgjent për të shpëtuar një studiues në një “gjendje të rëndë mjekësore” në Antarktidë.
Programi Australian i Antartikës, tha se ka dërguar Akullthyesin RSV Nuyiana për në Tasmania javën e kalaur. Ai po udhëton mijëra milje për të arritur në stacion pasi një shpëtim ajror u përjashtua për shkak të kushteve të vështira.
AAP tha se studiuesi, një australian, ka nevojë për trajtim të specializuar, por nuk e përmendi gjendjen. Programi shtoi se u deshën javë të tëra për të përgatitur Nuyina për misionin, duke përfshirë pajisjen e tij me helikopterë. Stacioni i kërkimit Casey është rreth 3,443 km larg nga Hobart në Tasmani dhe është një nga tre stacionet e përhershme të Antarktikut të drejtuar nga AAP.
Nuyina, e cila kushtoi 528 milion dollarë australianë (342 milion dollarë amerikanë) për t’u ndërtuar, ka një shpejtësi maksimale prej 18 milje në orë, që i duhen disa ditë deri sa të mbërrijë në një qendër mjekësore. Një evakuim nga ajri nuk ishte i mundur sepse aerodromi, Wilkins pranë Casey ka një pistë akulli dhe shpesh është i papërdorshëm gjatë dimrit të ashpër.
Sipas raporteve, pistës do t’i duheshin javë të tëra përgatitje për t’u përdorur, dhe për këtë arsye është shumë më e shpejtë për të dërguar akullthyesin. Objektet mjekësore janë të kufizuara në stacionin e kërkimit dhe vetëm rreth 20 njerëz jetojnë atje gjatë dimrit kur kushtet janë më të këqijat.
“Mirëqenia e njerëzve tanë është prioriteti ynë më i lartë. Familja e studiuesit po informohet për gjendjen e tij. I gjithë personeli tjetër në stacione është i kontabilizuar dhe i sigurt, ” tha një zëdhënës i AAP për BBC.
Australia kërkon që të gjithë studiuesit e dërguar në Antarktidë t’i nënshtrohen ekzaminimeve të gjata mjekësore përpara se të shkojnë në mision. Evakuimet nga një nga zonat më jomikpritëse të planetit janë shpesh komplekse, të shtrenjta, të mbushura me rrezik dhe mund të kërkojnë ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë.
Në dhjetor 2020, Australia kishte nevojë për ndihmë nga SHBA dhe Kina për të evakuuar një studiues. Më herët në të njëjtin vit, një Airbus A319 australian u dërgua në stacionin McMurdo për të evakuuar një amerikan të sëmurë.