Frikë për Francesco Bagnaia. Piloti kryesues i MotoGP pësoi një aksident të frikshëm në pistën e Katalonjas. Italiani u rrëzua në pistë, ndërsa një KTM e Brad Binder i kaloi përsipër, në përpjekje për ta shmangur, i kaloi sipër këmbëve. Gara u ndërpre menjëherë, pasi në këtë skenë u përfshinë edhe disa motorë të tjerë. Bagnaia ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës, ndërsa u transmetua në spital për kontrolle të specializuara.
Sipas të dhënave të para, gjendja e tij është më mirë se sa parashikohej.