Rama ndan fotot nga takimi me Vjosa Osmanin: Për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga takimi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sot ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tone.

Me anë të një postimi në Facbook, Rama shkruan: “Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”.

Më herët presidentja e Kosovës shkroi në Facebook duke thënë se me Kryeministrin Edi Rama pati një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, shkroi Osmani.

Share This Article