Kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar një foto teksa mbulonte syrin me një fashë të zezë pasi u rrëzua duke vrapuar. Incidenti ndodhi të shtunën pranë shtëpisë së tij në Potsdam, pranë Berlinit.
Ai anuloi ngjarjet zgjedhore rajonale të dielën për shkak të aksidentit, por do të marrë pjesë normalisht në angazhime, duke përfshirë dhënien e fjalimeve të shumta publike gjatë ditëve të ardhshme.
Në një postim në X (dikur Twitter) ai tha se “duket më keq se sa është”. Rënia nuk ishte serioze, por në foto shfaqen disa mavijosje rreth syrit, si dhe në hundë dhe mjekër.
Zëdhënësi i tij tha se kancelari ishte në “humor të mirë” dhe se Scholz publikoi foton në mënyrë që njerëzit të mësoheshin se si do të duket ai në javët e ardhshme./BBC/