Nanti tërhjek numrin 9

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia në Dorset konfirmoi se trupi i pajetë i gjetur në një pjesë të avionit i përkiste Emiliano Sala dhe e gjithë bota e futbollit është solidarizuar me familjen dhe miqtë e argjentinasit.

Një vendim prekës është marrë nga klubi i Nantit, aty ku Sala u aktivizua për katër sezone. Ka qenë presidenti i klubit francez, Ualdermar Kita, ai që ka vendosur të tërheqë përfundimisht numrin 9 në nder të ish-futbollistit të tij duke respektuar në këtë mënyrë kujtimin e tij.

“Nuk kam fjalë. Është një tragjedi, jam i shokuar. Emiliano ka lënë shenjën e tij. Prandaj, si shumë fansa mendoj të tërheq fanellën me numër 9 në nder të tij”, tha presidenti.

Emiliano Sala humbi jetën në një fluturim me avion drejt Kardifit, skuadër me të cilën sapo kishte firmosur një kontratë teksa vetëm dje në mbrëmje mbërriti konfirmimi se trupi i gjetur në rrënojat e avionit i përkiste ish-sulmuesit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply