Komunizmi në Shqipëri/ Të huajt në Berat të interesuar për veprat e realizmit socialist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Historia e popullit shqiptar në vitet e komunizmit vazhdon të tërheqë interesin e të huajve.

Në Berat, turistët tërhiqen jo vetëm nga bukuria dhe vlerat antike të qytetit, por edhe nga krijimet artizanale dhe veprat antike që pasqyrojnë vitet e realizmit socialist në Shqipëri.

Engjëll Starova, një koleksionist i veprave të vjetra dhe antike, tregon se të huajt interesohen në këtë drejtim.

Kanë një interes jashtëzakonisht të madh për realizmin socialist, për historikun e realizmit socialist, për kohën e komunizmit që kemi kaluar dhe çfarë ka përmbajtur e kemi pasur pasoja apo të mira nga komunizmi. Bëjnë pyetje dhe duan të dinë edhe historikun e çdo lloj vepre që kam këtu,” thotë Starova.

Starova shprehet se përveç veprave që i përkasin periudhës së komunizmit, ai grumbullon edhe punime me gdhendje në dru, punime qëndistarie, qilima të vjetër, punime të vjetra të dorës, kostume të hershme popullore etj.

Starova e ka mbajtur gjallë kulturën dhe traditën, duke e shndërruar dyqanin në një muze, ku pas çdo shitjeje të veprave mijëravjeçare ndjen keqardhje, pasi janë vepra që nuk mund t’i gjejë dot më.

Share This Article