Mjaftoi vetëm një gjuajtje në portë, shihni statistikat e barazimit kuqezi në Pragë

albnews
By
1 Min Read

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar sot një barazim të artë përballë Çekisë në fushën e kësaj të fundit, duke mbajtur të hapura shanset e saj për kualifikimin në Euro 2024.

Një fitore e cila në fakt ka ardhur me shumë mund në një sfidë ku rastet për skuadrën e drejtuar nga Silvinjo ishin me pikatore.

Në statistikat e përmbledhura të ndeshjes nga SOFASCORE, rezulton se kuqezinjtë kanë bërë vetëm një gjuajtje në kuadrat dhe aq mjaftoi pasi ishte ajo e golit të shënuar nga Bajrami që solli barazimin 1-1.

Share This Article