“Afërsisht 90% e të burgosurve të luftës ukrainas i janë nënshtruar torturës , përdhunimit, kërcënimeve për dhunë seksuale ose formave të tjera të trajtimit mizor dhe çnjerëzor, sipas vlerësimeve të fundit”.
Kështu u shpreh të enjten Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andrii Kostin, shkruan CNN.
Ukraina gjeti “prova të këtyre tmerreve në të gjitha territoret e çliruara”, tha Kostin, gjatë një takimi me Alice Kill Edwards, Raportuesja Speciale e OKB-së për Torturën.
“Vetëm në rajonin e Khersonit janë regjistruar 11 dhoma torturash. Në rajonin e Kharkiv, hetimet janë të hapura për pothuajse 100 raste të torturës, ku janë identifikuar më shumë se 700 viktima”, theksoi ai.
Kostin vuri në dukje se 156 të dyshuar janë identifikuar në rastet që kanë të bëjnë me forma të ndryshme të torturës, duke shtuar se aktakuza janë dërguar në gjykatë kundër 114 prej këtyre të dyshuarve.