Kur kryeministri indian, Narendra Modi sot përuroi samitin e liderëve të njëzet vendeve më të fuqishme ekonomike (G20), ai u ul pas një pankarte me emrin e vendit që zgjoi interesin e shumë njerëzve.
Në pankartë nuk shkruhej “India”, emri që zakonisht njihet nga vendi i tij ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj shkruhej “Bharat”, në gjuhën sansrkite ose hindu, duke nxitur spekulimet se qeveria planifikon të heqë përfundimisht emërtimin në gjuhën angleze.
“Kryeministri Modi para vete kishte shkrimin Bharat për fjalimin inaugurues të G20”, shkruan Times of India, një nga mediat më të mëdha në gjuhën angleze të vendit, pak çaste më pas.
“A është një tregues i fillimeve të reja?”, pyeti gazeta Hindi ABP News, raporton cnn.
Si India ashtu edhe Bharat përdoren zyrtarisht tek kombi me 1.4 miliardë banorë, i cili ka më shumë se 20 gjuhë zyrtare. Bharat është gjithashtu fjala indiane për Indinë dhe përdoret në mënyrë të ndërsjellë – të dyja shfaqen në pasaportat indiane për shembull.
Por, fjala ishte qendra e një polemikash këtë javë pas ftesave për samitin e liderëve të G20, të cilës i referohej Indisë si “Bharat”, duke nxitur një grindje politike dhe debat publik mbi atë se si duhet të quhet vendi, historinë dhe trashëgiminë koloniale.
Përdorimi në ftesat shënoi një ndryshim të dukshëm në konventën e emërtimit të përdorur nga vendi në skenën ndërkombëtare Modi dhe Partia e tij hindu-nacionaliste, Bharatiya Janata (BJP). Zyrtarët indianë në ngjarjen e G20 kanë veshur gjithashtu distinktivë ku shkruan, “Zyrtar i Bharatit”.
Samiti i G20 është i pari për Indinë pasi Modi synon të rrisë ndikimin global të New Delhit pas një qëndrimi gati dhjetëvjeçar në pushtet në të cilin ai e ka pozicionuar veten si një lider që synon të hedhë të kaluarën koloniale të vendit – duke theksuar nevojën për të “çliruar veten” nga mendësia e skllavërisë”.