Deputeti i PD-së Dashnor Sula tha sot se në Shqipëri ka mbërritur një listë e renga Britania e madhe me 12 emra që janë shpallur non grata.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Sula tha se nga 12 emrat, 10 janë të shumica ndërsa 2 nga oopzita.
Po kështu demokrati tha se emrat në radhët e opozitës janë modestë ndërsa në radhët e qeverisë bëhet fjalë për deputetë e ministra.
“Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca, 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për ‘non grata’. I ke edhe ish-ministra, edhe janë”, tha Sula.