ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 5 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 5 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 7 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 9 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Qeveria po përpiqet të anonimizojë korrupsionin përmes sh.a”- Tabaku: Kjo formulë është menduar për të komplikuar letrat e tenderave, që “ushtarët” të mos bien në rrjetën e SPAK

albnews by albnews
9 September, 2023
in Albania
0
“Qeveria po përpiqet të anonimizojë korrupsionin përmes sh.a”- Tabaku: Kjo formulë është menduar për të komplikuar letrat e tenderave, që “ushtarët” të mos bien në rrjetën e SPAK
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se qeveria po përpiqet që të anonimizojë korrupsionin, përmes një shoqërie anonime të sajuar.

Komentet Tabaku i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se kjo formulë është menduar nga qeveria për të mbrojtur dhe “komplikuar” letrat e tenderave ashtu që ushtarët e korrupsionit të mos bien lehtësisht në rrjetën e SPAK.

RelatedPosts

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga ku nisen fluturimet drejt Tiranës dhe Prishtinës

Shqipëria po boshatiset! Të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie

Zvicra nuk i përgjigjet letër porosive, SPAK zgjat hetimet për Arben Ahmetajn

Sipas saj, zyrtarët e qeverisë po përpiqen të vjedhin me ‘stil’ dhe shtoi se këto lëvizje vijnë në vrullin e fillimit të luftës së SPAK kundër korrupsionit.

Reagimi i Tabakut:

Syfaqësia e luftës kundër korrupsionit!

Në vrullin e fillimit të luftës kundër korrupsionit që SPAK po zbaton, qeveria që e ka të qartë se ministrat e saj kanë abuzuar me tenderat publikë (abuzimi shkon sa dy buxhete të marra së bashku) ka vendosur të sajojë një kompani me titullin shoqëri anonime (sh.a) për t’u përpjekur që të anonimizojë korrupsionin.

Kjo formulë është menduar nga qeveria për të mbrojtur dhe “komplikuar” letrat e tenderave ashtu që ushtarët e korrupsionit të mos bien lehtësisht në rrjetën e SPAK. Me pak fjalë po përpiqen të “vjedhin me stil”!

Në këto dhjetë vite, sipas KLSH, abuzimi me tenderat publik është sa dy buxhete të marra së bashku. Kjo do të thotë që sektori i Prokurimeve Publike (PP) ka nevojë për një reformë të thellë që nis nga hapja e garës për të gjithë konkurrentët tek ngritja e rregullave që nuk favorizojnë sistemin e manipuluar.

Mbi të gjitha PP kanë nevojë për transparencë në vendimmarrje, pasi transparenca përkthehet në llogaridhënie. Mjafton të shohim buletinin e Prokurimeve Publike që zbardhet tek faqe si Open Data për të kuptuar se si janë lidhjet e shkurtra mes kompanive dhe burokratëve të qeverisë. Garat ku kanë vetëm emrin e tillë pasi në të vërtetë tenderat jepen me 99% të rasteve tek kompania që ka mbyllur pazarin dhe jep 99% të vlerës. Për të shmangur këtë formulën e 99-ave duhet të vendoset një sistem kontrolli i tillë që ato kompani që nuk zbatojnë kontratat të evidentohen dhe të mos përfitojnë kontrata të tjera pa përfunduar ato që kanë marrë.

Por, qeveria nuk ka stomak për reforma të tilla që godasin korrupsionin dhe padyshim skemën e 99-ave. Prandaj ajo nuk merret me hënën por rri e merret me gishtin që tregon atë! Për rrjedhojë prodhon “reforma” që nuk merren me thelbin e problemit, as që godasin sistemin e korruptuar të Prokurimeve Publike por vazhdon me nisma fasadë siç ka bërë këto dhjetë vite. Dhe sa më shumë ajo rreh gjoksin për reforma aq më të shumtë janë zyrtarët e lartë që shkojnë përpara drejtësisë.

Sistemi i korrupsionit është një sistem ku ortakët e oligarkisë në sektorin privat bashkëpunojnë ngushtë për të prodhuar reforma që dalin nga zyrat e tyre, ligje që shkruhen nga përfituesit e VKM që mund ta dallosh qartë se kush përfiton. Ndërsa pjesa tjetër e kësaj ortakërie, pra qeveria, aprovon çdo ndryshim që ato kërkojnë dhe kështu korrupsioni është i mbyllur mes tyre. Të dyja palët përfitojnë duke prodhuar një sistem ku qytetari nuk fiton kurrgjë, por në fund të vitit paguan nga taksat e tij mekanizmin që mban në jetë oligarkinë ekonomike dhe padyshim atë politike. Në një ortakëri të suksesshme që ka varfëruar shtresën e mesme dhe ka shpopulluar Shqipërinë.

Prandaj edhe kjo agjenci e krijuar në formatin e shoqërisë anonime është një mbulesë burokratike që në të vërtetë ka për synim të mbulojë ortakërinë e këtij sistemi dhe që zhduk meritokracinë, konkurrencën dhe ekonominë e tregut.

Shqipëria më shumë se kurrë ka etje dhe uri për një ekonomi që ngrihet mbi frymën e konkurrencës, meritokracisë dhe taksimit të drejtë. Shqiptarët janë përditë e më të etur për një politikë që nuk operon si zëdhënësi i oligarkisë apo interesave specialë.

Sot ka nevojë për një politikë që operon si zëri munguar që kërkon shpëtim përmes një qeverie për shumicën e jo për pakicën. Nuk ka nevojë për reforma syfaqësore por ka nevojë për të rikthyer besimin e institucioneve dhe për të ringjallur ekonominë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kërkuar atë!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result