ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 14 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 14 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 14 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 14 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 14 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Cens 2023, OMONIA & BDMEG: Është operacion politik në dëm të minoritetit etnik grek

albnews by albnews
10 September, 2023
in Shqiperia
0
Cens 2023, OMONIA & BDMEG: Është operacion politik në dëm të minoritetit etnik grek
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe biznesit në Shqipëri, i njohur tashmë si Cens 2023, kundërshtohet, sipas OMONIA-s dhe BDMEG, nga minoriteti etnik grek (MEG).

Nëpërmjet një deklarate për shtyp të publikuar të shtunën, OMONIA dhe BDMEG, konstatojnë se “procesi i Regjistrimit – Cens 2023 që do të nisë gjatë ditëve në vijim është shumë larg standarteve të proceseve analoge në terrenin evropian“.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Sipas tyre, ky proces, nga një procedurë e thjeshtë statistikore sikundër institucionet shtetërore pretendojnë, është kthyer në një operacion të mirëfilltë politik.

BDMEG dhe OMONOIA bënë të ditur se i kanë shprehur shqetësimet për Cens 2023 në nivel politik, institucional dhe parlamentar, përmes Kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Këto dy organizata, konstatojnë se ka mungesë të vullnetit politik për të ndërtuar marrdhënie mirëbesimi me aktorë të minoritetit grek, se janë lënë jashtë procesit me qëllim, është shpërfillur implementimi në gjithë fazat e tij të regjistrimit në nivel bashkish, komunitetesh lokale, familjesh dhe personash subjekt regjistrimi kriteri i përfshirjes së përfaqësuesve të MEG.

“Nuk konstatohet asnjë vëmendje dhe kujdes në informimin dhe sensibilizimin e komunitetit të pjesëtarëve të MEG dhe në gjuhën amtare sikundër është detyrim, lidhur me procesin, metodologjinë dhe përmbajtjen e pyetësorit. Regjistruesit nuk kanë kualifikimin e duhur dhe aftësi objektive për të realizuar intervistën e plotësimit të pyetësorit në gjuhën amtare të pjesëtarëve të MEG. Pyetësori që do të aplikohet në rubrikat që i përkasin origjinës etnike, gjuhës amtare, besimit fetar etj., të qytetarëve, është qëllimisht evaziv dhe në këtë mënyrë nuk ka për synim qasjen e së vërtetës reale,” thuhet në deklaratën për shtyp.

Sipas OMONIA-s dhe BDMEG, përfaqësues të grupeve të interesit, në rastin konkret të minoritetit etnik grek, nuk kanë mundësi institucionale mbikëqyrjeje dhe aksesi gjatë mbledhjes dhe përpunimit definitiv të produktit të procesit.

“Procesi Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave – Cens 2023, është duke u implentuar me financim të Bashkimit Evropian në mëse 85% të kostos së tij. Në këto kushte BDMEG OMONOIA ndërsa apelon autoritetin shtetëror të Regjistrimit për inisiativa përmirësuese, shpreh shqetësim serioz se edhe një herë tjetër se nuk kanë për t’u garantuar rezultate të besueshme dhe mirëpranuara, duke rezervuar të drejtën e vëzhgimit permanent të procesit dhe ritrajtimit të çështjes në vijim,” thuhet në njoftimin për shtyp të këtyre 2 organizatave.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result