Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot në seancë për miratimin e dekreteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Kryeministri, Edi Rama, anetaret e kabinetit dhe deputetet gjate nje seance plenare, ku eshte miratuar rezoluta ne mbeshtetje te Ukraines. Ne rezoluten e poropozuar nga mazhoranca denohet agresioni ushtarak rus ne Ukraine, si nje akt qe dhunon rendin nderkombetar. /r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama and members of the Cabinet during a plenary session, where a resolution in support of Ukraine was adopted. The resolution proposed by the majority condemns Russian military aggression in Ukraine, as an act that violates the international order.

Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi do të mblidhet sot në seancë për të miratuar këto dekrete. Dekretimi i ministrave u bë pak ditë më parë, ndërkohë sot do të jepet ‘ok’ nga Parlamenti.

Mësohet se seanca do të mbahet ditën e hënë, 11 shtator në orën 14:00. Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

Share This Article