Futbollistët e Kosovës e kanë përjetuar mjaft rëndë humbjen e mbrëmshme nga Çekia në Plzen, 2 me 1.
Megjithatë, ata nuk janë vetëm. Këtë e ka treguar edhe një tifoz i vogël, i cili ishte përkujdesur që t’i inkurajojë futbollistët duke u thënë se duhet ta mbajnë kokën lart.
“Kokën lart. Kemi për çka të mburremi, krenar me ty Mërgim. Ëndrra vazhdon”, ka shkruar ai në një pankartë, në të cilën i kishte bashkuar edhe foton e mbrojtësit Mërgim Vojvoda.
Ishte pikërisht Vojvoda ai që e ka shpërndarë këtë foto në Instagram, derisa ka shkruar se, “janë këta njerëz që besojnë në ne që më lumturojnë dhe na lejojnë të ëndërrojmë”.