Presidenca: Meta do kërkojë takim me partitë politikë që braktisën Kuvendin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt  2019”, tha sot zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilltari për Mediet dhe zëdhënësi, Tedi Blushi bën me dije se: “Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e partive parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”.

Ai shtoi se “padyshim Presidenti do të ketë edhe të tjera iniciativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme”./ATSH/

Share This Article