Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të mësojnë shqip.
Ai ka publikuar foto nga shkolla si dhe foton e Abetares, ndërsa ka përshëndetur homologun Dritan Abazoviç.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve,” – shkroi Rama.