ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 48 minutes ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 49 minutes ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 51 minutes ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 3 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë morën pjesë në konferencën me temë “Avancimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare” që u mbajt në Shkup

albnews by albnews
13 September, 2023
in Albania
0
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë morën pjesë në konferencën me temë “Avancimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare” që u mbajt në Shkup
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 12 shtator 2023, në kuadër të Procesit të Berlinit, në Shkup, Maqedoni e Veriut, u mbajt konferenca me temë: “Avancimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”. Në këtë takim morën pjesë deputëtët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë së bashku me përfaqësues të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në përfaqësim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë morën pjesë Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane znj. Jorida Tabaku, si dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare, z. Kreshnik Çollaku, znj. Sorina Kote, z. Xhelal Mziu dhe z. Petrit Doda.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

Konferenca u përshëndet nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut SH.T.Z. Talat Xhaferri, i cili i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe falenderoi Republikën Federale Gjermane për interesin dhe mbështetjen e saj në përparimin e perspektivës europiane të rajonit përmes promovimit të kësaj nisme.

I ftuar i posaçëm ishte Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme i Bundestagut Gjerman, z. Michael Roth. Gjatë fjalës së tij ai theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit si një mundësi për vendet e rajonit në kuadër të katër lirive sikurse janë në Bashkimin Europian. Gjithashtu z. Roth solli në vëmendje propozimet e Charles Michel, President i Këshillit Europian. Propozimet, theksoi ai, janë: vendet kandidate mund të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Europian; bashkëpunim i ngushtë i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor; rritje e fondeve IPA; forcimi i pavarësisë së shoqërisë civile; rritje e kontributit të secilit shtetet anëtar të BE-së për vendet kandidate; vendimarrja e institucioneve europiane për hapat e mëtejshëm të zgjerimit të jetë me shumicë të cilësuar.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane znj. Jorida Tabaku theksoi rëndësinë e zbatimit të këtyre marrëveshjeve si dhe nevojën e domosdoshme të informimit të Parlamentit mbi çdo akt të ndërrmarrë nga qeveria shqiptare në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në veçanti të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar atë si detyrim ligjor për informimin e qytetarëve, bazuar dhe në ndryshimet e fundit të ligjit nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”. 

Më tej znj. Tabaku njoftoi për konferencën e rradhës që do të mbahet në Tiranë më datë 13 tetor 2023, si pararendje e Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor 2023.

Gjatë kësaj Konference u theksua rëndësia e pjesëmarrjes aktive të parlamenteve në Procesin e Berlinit, nëpërmjet krijimit të dialogut parlamentar në fushat kyçe të bashkëpunimit politik, ekonomik, social dhe të sigurisë në rajon.

Pjesëmarrësit theksuan se duhet të vijojë procesi i ratifikimit të tri marrëveshjeve të negociuara midis vendeve të Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. Këto marrëveshje përmbajnë: lëvizjen e lirë të personave me kartë identiteti; njohje e kualifikimeve të diplomave të arsimit të lartë dhe njohja e diplomave profesionale për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Në rastin e Shqipërisë të trija këto marrëveshje janë ratifikuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, megjithatë u konsiderua e rëndësishme që për zbatimin e tyre është e domosdoshme njoftimi i parlamenteve, qytetarëve dhe sidomos palëve të interesuara.

Deri në këto momente Bosnje Hercegovina nuk i ka ratifikuar këto marrëveshje për çështje të brendshme, ndërsa Mali i Zi po ashtu nuk i ka ratifikuar për shkaqe proceduriale, shkaktuar nga zgjedhjet e parakohshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result