SHBA ka bërë të ditur se “nuk do të hezitojë të vendosë sanksione nëse Rusia dhe Koreja e Veriut transferojnë armatime midis tyre.
“Ne kemi ndërmarrë një sërë veprimesh tashmë për të sanksionuar entitetet që kanë ndërmjetësuar shitjen e armëve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe nuk do të hezitojmë të imponojmë veprime shtesë nëse është e nevojshme”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Përpara samitit midis Putin-Kim, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Rusia dhe Koreja e Veriut po përparojnë në mënyrë aktive në një marrëveshje të mundshme armësh që mund ta shohë Phenianin të sigurojë armë për Moskën për t’i përdorur në luftën e saj të lëkundur të Ukrainës në këmbim të teknologjisë së sanksionuar të raketave balistike.
Miller tha se SHBA-ja nuk e ka ngritur çështjen e mundshme që Rusia t’i ofrojë Koresë së Veriut teknologji bërthamore me Kinën, por sipas tij, ekziston rreziku për ta kryer një gjë të tillë, transmenton CNN.
“Sekretari Blinken ngriti si shqetësim çështjen e programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe programin e raketave balistike të Koresë së Veriut në angazhimet e tij me zyrtarët kinezë kur ishim në Pekin, dhe ne e kemi ngritur rregullisht këtë në bisedat tona me zyrtarët kinezë”, u shpreh Miller.