Gjatë debatit në Parlament, deputeti demokrat, Tomor Alizoti tha se demokracia në Shqipëri ka shkuar aq mbrapa saqë edhe kur bëhen ndryshime në Qeveri, nuk del një zë kundër nga grupi i PS-së.
Sipas tij, fakti që Rama e ka kthyer PS-në në kazermë konfirmohet edhe me faktin që edhe një Pastor deputet, nuk shfaq asnjë kritikë.
Debati
Tomor Alizoti: Rama e ka kthyer PS-në në një repart ushtarak. Imagjinoni ka bërë edhe një pastor, i cili duhet të ishte kritik se beson në Zot, e ka vënë në rresht dhe reciton nga mëngjesi deri në darkë lavdëron kryeministrin. Kjo është tragjedi, një njeri që beson në Zot ka shkuar me Marksi dhe materializmi.
Toni Gogu: I dashur Tomorr meqenëse mban emrin e një mali shumë të dashur për mua, rendi i ditës është për marrëveshjen me Malin e Zi. PS do ti diskutojë hallin e saj në Kongres. Kurse partia juaj, ajo e Gazit apo ajo e Lulit, është në ditën më të zezë.