ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 10 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 10 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 10 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 10 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

U arrestua për korrupsion aktiv në zgjedhje, VOA për çështjen Beleri: I hapet rruga nisjes së procesit gjyqësor

albnews by albnews
14 September, 2023
in Shqiperia
0
U arrestua për korrupsion aktiv në zgjedhje, VOA për çështjen Beleri: I hapet rruga nisjes së procesit gjyqësor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Tiranë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi sot të kalojë për gjykim çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Në seancën paraprake prokurorët e çështjes deklaruan se provat dhe faktet në dispozicion, përfshirë audio-përgjime, mbështesin akuzën e ngritur prej tyre. Edmond Dema, avokati mbrojtës i zotit Beleri, kërkoi pushimin e çështjes, me pretendimin se provat janë të paligjshme. Por gjykata mësohet se e ka konsideruar të plotë hetimin e Prokurorisë, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor.

RelatedPosts

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Avokati Dema, tha pas seancës se është e pakuptimtë që Beleri të vijojë të mbahet në arrest me burg, aq më tepër tani që hetimet janë mbyllur. Ai deklaroi se nuk është kërkuar gjykim i shkurtuar. “Do të jetë një process I gjatë, pasi ne do të thërrasim shumë dëshmitarë”, deklaroi ai.

Zoti Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njejtën kërkesë.

Arrestimi i tij ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian. Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instance të ndryshme ndërkombëtare. Nesër, ministri i Brendshëm grek, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt këtë të enjte në Tiranë, pritet të shkojë të takojë zotin Beleri, në mjediset e paraburgimit në Durrës.

Qeveria shqiptare është kundërpërgjigjur duke deklaruar mëse një herë se kjo është një çështje e Drejtësisë e duke refuzuar kategorikisht çdo lloj ndërhyrjeje ndaj sistemit gjyqësor. Ndërsa kryeministri Rama, jo më larg se një ditë më parë tha se Shqipërisë askush nuk mund t’i japë leksione për trajtimin e minoriteteve./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result