Probleme në horizont për Real Madrid. Klubi spanjoll bën me dije se katër lojtarë, një nga skuadra Castilla dhe tre nga Real Madrid C janë vendosur në pranga për shkak të shpërndarjes së një video me përmbajtje seksuale. Në lajmërimin e bërë, Los Blancos thekson se do merren masat e duhura, sapo të hidhet dritë mbi të vërtetën.
Në bazë të informacioneve që ndajnë mediat me publikun, bëhet fjalë për një denoncim në fillimin e muajit nga nëna e një vajze të mitur. Pretendohet se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video seksuale të saj dhe më pas e ka shpërndarë në WhatsApp.
Kështu shkruan El Confidencial, i cili pretendon se hetimet po kryhen nga Policia Gjyqësore e Gardës Civile të Las Palmas dhe fokusohet në disa futbollistë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur.
“Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla-s dhe tre të Real Madrid C, kanë bërë një deklaratë në polici në lidhje me një ankesë. Për shpërndarjen e pretenduar të një videoje private në WhatsApp. Kur të njihemi me faktet e ngjarjes, do të marrim masat e duhura” – Shkruan klubi.
Comunicado Oficial: https://bit.ly/Comunicado1409
#RealMadrid