ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 2 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 2 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 2 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 2 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve, merr fund arratia për 48-vjeçarin

albnews by albnews
15 September, 2023
in Albania
0
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve, merr fund arratia për 48-vjeçarin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka marrë fund arratia për 48-vjeçarin, Eduart Kurti, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve.

Policia raportON se ka arrestuar ditën e sotme (15 shtator) të shumëkërkuarin Eduart Kurti, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, në Tiranë.

RelatedPosts

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, Iglent e Sokol Haxhialiu, brenda makinës së tyre.

Menjëherë pas vrasjes, ai është larguar duke u ndihmuar nga një person tjetër dhe që nga ai moment, Policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij.

SI NDODHI VRASJA

Iglent dhe Sokol Haxhialiu ishin nisur drejt Beratit mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Gjatë rrugës atyre u ka prerë rrugën Eduart Kurti, i cili ka hipur në makinë bashkë me ta. Makina tip “Mazda”, me targë TR 9205 S, drejtohej nga vëllai i vogël, Sokoli. Ndërsa vëllai i madh, Iglenti, i liroi sediljen e parë Eduart Kurtit, duke kaluar vetë në pjesën e pasme të makinës.

Sipas Policisë, përgjatë gjithë rrugës, nga zona e ish-Bllokut, kur në makinë ka hipur Kurti e deri në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re ku ndodhi ngjarja, vëllezërit kanë debatuar me Kurtin në lidhje me borxhin që i detyroheshin.

Në debat e sipër, i dyshuari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë “Miniblow”, me të cilën fillimisht ka qëlluar një herë në kokë Iglentin, që ndodhej në sediljen e pasme. Më pas ka qëlluar dy herë të tjera, në kokë dhe në qafë, Sokolin që ishte duke drejtuar makinën.

Pasi ka zbritur nga makina, autori është ndihmuar nga një person tjetër, duke u larguar nga vendngjarja me një makinë tjetër. Sokol Haxhialiu është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku ka kaluar në vdekje klinike dhe më pas kë ndërruar jetë.

VELLEZERIT E VRARE

Dy vëllezërit që u ekzekutuan me plumba në kokë mbrëmjen e datës 1 dhjetor 2012 në Tiranë(Iglent Haxhialiu, 44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç, që njihej edhe me emrin Nikola) ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë. Vëllezërit nga Berati, prej disa vitesh jetonin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut dhe kishin në pronësi 3 apartamentet e katit të gjashtë të një pallati.

Iglenti ishte i martuar dhe në atë kohë dy djemtë e tij ishin njëri 17 dhe tjetri vetëm 1 vjeç. Ndërsa Sokoli (Nikola), i cili ishte duke drejtuar makinën tip “Mazda” me targë TR 9205 S kur ndodhi vrasja, ishte beqar.

Viktimat kishin në pronësi një biznes bojërash dhe këtë aktivitet e ushtronin kryesisht në rikonstruksionin e pallateve, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, gjithashtu merreshin edhe me shitblerje të pasurive të patundshme.

Ata posedonin edhe një hotel luksoz në zonën e Dhërmiut në Vlorë, paratë për ndërtimin e të cilit dyshohet se ia kishin marrë borxh, autorit të dyshuar të ngjarjes, Eduart Kurti.

Prej disa muajsh, Kurti kishte nisur t’ua kujtonte borxhin dhe interesin prej 5 për qind, të shumës 200 mijë dollarë që ata i kishin marrë hua. Për këtë arsye dyshohet të ketë ndodhur edhe krimi i dyfishtë, në makinën me të cilën udhëtonin vëllezërit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result