ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 2 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 2 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 2 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 2 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tabaku takon ambasadorin e Gjermanisë: Integrimi prioriteti i vendit. Lufta kundër Korrupsionit duhet të jetë prioritet kombëtar

albnews by albnews
15 September, 2023
in Albania
0
Tabaku takon ambasadorin e Gjermanisë: Integrimi prioriteti i vendit. Lufta kundër Korrupsionit duhet të jetë prioritet kombëtar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku priti sot në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë, Karl Bergner.

Marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe mes vendeve ishin në qendër të takimit ndërkohë që znj Tabaku vlerësoi rolin e Gjermanisë në lidhje me proceset Euro-Atlantike të Shqipërisë. Ajo theksoikontributin e vazhdueshëm të Bundestagut për përmirësimin e cilisisë së parlamentit shqiptar, sidomos procesit të Integrimit.

RelatedPosts

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Në bisedën e tyre, Tabaku theksoi rëndësinë e ligjit të ri që është miratuar për Rolin e Kuvendit në procesin e integrimit. Ky ligj është modeluar në bazë të praktikave të Bundestagut dhe ka sjellë përmirësime të rëndësishme, përfshirë pjesëmarrjen e shtuar të shoqërisë civile.Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku, theksoi se procesi i integrimit është një çështje kombëtare dhe duhet të përfshijë të gjithë palët e interesuara. Ajo shprehu edhe shqetësimet e shoqërisë civile lidhur me mungesën e konsultimit publik nga qeveria në lidhje me këtë proces. Sikundër dhe shprehu shqetësimet e saj në lidhje me mënyrën sesi qeveria po e trajton këtë proces dhe mungesën e një qasjeje të përgjithshme dhe të hapur, duke lënë jashtë opozitën dhe shoqërinë civile.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, deputetja e Partisë Demokratike shprehu mbështetjen e plotë ndaj SPAK-ut dhe i solli në vëmendje ambasadorit mbrojtjen e pajustifikueshme politike që i është bërë me vite të tëra të dyshuarve dhe të hetuarve nga SPAK-u dhe presionin që i është bërë vazhdimisht kësaj strukture.

Tabaku gjithashtu foli për rëndësinë e konsensusit politik në procesin e reformës në drejtësi dhe përmendi kontributin e Partisë Demokratike në miratimin e ligjit për funksionimin e SPAK-ut. Ajo vuri në dukje se një gjë e tillë përsa i takon organeve kushtetuese dhe reformave jetike duhet të të shërbejë si shembull që konsensusi politik duhet të jetë një faktor kyç në proceset e reformave pasuese.

Në fund, Tabaku solli në vëmendjen e ambasadorit “Paketën Antikorrupsion” të prezantuar nga ajo nisur nga puna në Komisionin Hetimor për inceneratorët, ku shpjegoi që qëllimi i ndryshimeve të propozuara në paketë janë që të forcojnë zbatimin e vullnetit të parlamentit dhe pakicës parlamentare, për të rritur kontrollin, llogaridhënien por atë çfarë është më e rëndësishme për të rritur përgjegjësinë finale të atyre që do të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e fondeve publike.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe shqetësime të tjera, përfshirë dështimin e reformës elektorale, rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, dhe hetimin nga OLAF për fondet e IPARD.

Përsa i përket Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet me datë 16 tetor, Tabaku shprehu nevojën që qeveria të përdorë këtë samit dhe procesin si një mundësi për të përfituar nga projekte dhe investime për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe të shfrytëzojë potencialin e plotë duke të mos përsërisë gabimet e të shkuarës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result