ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq 2 hours ago
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit! 2 hours ago
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha  2 hours ago
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 2 hours ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Goditjen e mëshirës, qeverisë vendore ia dha bojkoti i opozitës”, Berisha: Të zgjedhurit vendorë të PD-së misionarë, rivendosën pluralizmin politik

albnews by albnews
16 September, 2023
in Albania, Diaspora
0
“Goditjen e mëshirës, qeverisë vendore ia dha bojkoti i opozitës”, Berisha: Të zgjedhurit vendorë të PD-së misionarë, rivendosën pluralizmin politik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me nismën e një grupi kryetarësh të bashkive, dalë nga zgjedhjet e fundit vendore, mbahet sot Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha nënvizoi rëndësinë e të zgjedhurve vendorë, ndërsa risolli në vëmendje vendimin e opozitës për të bojkotin e zgjedhjeve që sipas tij, ai ishte momenti famëkeq kur PD lëshoi çdo pozicion dhe bëri të mundur vendosjen e monizmit në qeverisjen vendore.

RelatedPosts

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese amerikane? Ambasada njoftim me rëndësi për qytetarët: Kujdes sepse…

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

“Së pari, u përshëndes ju shumë përzemërsisht, përshëndes të gjithë të zgjedhurit vendorë të opozitës, kudo që janë, mbështetësit, simpatizantët tuaj dhe theksoj se roli juaj është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Roli i të zgjedhurve vendorë, sot, pas asgjësimit të pluralizmit politik në qeverisjen vendore, në një nga vendimet më antidemokratike që PD mori në vitin 2019, pas reformës territoriale antidemokratike të Edi Ramës në vitin 2014, reformë e cila krijoi pabarazitë më të mëdha në ndarjen territoriale, mjafton t’u kujtoj se rrethe me 1 milion banorë kanë vetëm 4 bashki, ndërkohë që rrethe me 120 mijë banorë, kanë 7 bashki dhe kjo me qëllimin e vetëm se si të grabiten më shumë mandate, duke mos respektuar asnjë nga kriteret mbi të cilat bazohet ndarja territoriale e një vendi.

Kjo pabarazi ekstreme që vendosi Rama me reformën territoriale, u pasua me largimin e madh të të zgjedhurve vendorë nga qytetarët. Qindra të zgjedhur vendorë u zëvendësuan me të emëruar, militantë të partisë, çka e politizoi gjer në palcë këtë pushtet dhe largoi shërbimet nga qytetari. Largoi shërbimet nga qytetari në zonat ku ishin më të vështira për t’u siguruar. Faktikisht, i largoi ato nga Shqipëria rurale, e cila përbënte së paku 45 përqind të Shqipërisë. Në reformën e tij territoriale, Edi Rama pretendoi se do të zvogëlojë punonjësit e qeverisjes vendore, në mënyrë që kjo qeverisje të rëndojë më pak mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. E vërteta është se ndodhi e kundërta. Qeverisja vendore u dyfishua në numër.

Ndodhi një përqendrim total në qendrat e qyteteve, që kanë marrë gjer më sot 2.2 miliardë euro. 2.2 miliardë euro janë vjedhur bashkë me qeverinë nga 5 kompani gjithsej, se të tjerat nuk dinin të shtronin rasa guri.
Por, do të jemi realistë, goditjen e mëshirës, qeverisë vendore ia dha bojkoti i PD, e cila lëshoi çdo pozicion dhe bëri të mundur vendosjen e plotë totale të monizmit në qeverisjen vendore. Në këtë kontekst, të zgjedhurit vendorë të PD-së, të opozitës, janë misionarë sepse ata rivendosën pas vitit 1992, kur u bënë zgjedhjet e para për qeverinë vendore, rivendosën pluralizmin politik. Rivendosja e pluralizmit kaloi në një farsë të paimagjinueshme.”, tha Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

Video virale/ Djali u jep lopëve lajmin e mirë dhe lajmin e keq

19 September, 2025
Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

Gratë janë më të afta se burrat për të zbuluar tradhtinë e partnerit!

19 September, 2025
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha 

19 September, 2025
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result