Gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në burg janë lënë Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani dhe Arient Dapaj.
Kujtojmë që vetëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 69 persona. Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. 90 u arrestuan në Tiranë, një pjesë e të cilëve doli dje para gjykatës ndërsa 61 të tjerë do të njihen sot me masën e sigurisë.