FJALA-

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

poezi nga Xhevahir Spahiu

I thanë fjalës: tani je e lirë.

Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.

E ç’më duhet

kur s’u thashë atëherë kur duhej?

Kam mbetur pa krahë,

kam mbetur pa qiell,

jam jetë pa ëndërr,

jam ëndërr pa jetë.

I thanë fjalës: je e lirë.

Vështirë, tha fjala, sa vështirë

të besosh se je e lirë;

pasi ke ngrënë rrokjet e tua,

pasi ke mbetur cung dhe liria bëhet burg.

I thanë fjalës: liria jeton. Fjala ua ktheu:

S’jam si Kostandini që pas vdekjes udhëton.

I thanë fjalës: ti je liria.

Për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.

Ajo e besoi, ajo hapi gojën,

po në vend të tingujve

prej saj doli gjak.

21 shkurt 1986

Share This Article