Policia e Vlorës dhe e Forcat e Ndërhurjes së Shpejtë janë duke zhvilluar kontrolle brenda në qytet, Selenicë e në disa fshatra të Lumit të Vlorës për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Ky aksion policor po zhvillohet në sajë të operacionit antidrogë “Tempulli”. Kujtojmë se operacioni antidrogë u shtri në disa qytete të vendit dhe çoi në pranga 233 persona, si dhe u shpallën në kërkim 82 të tjerë.
Gjatë këtij aksioni policor i nisur prej muajsh u sekuestruan 829 kanabis, 61 kg heroinë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi, si dhe një shumë e madhe parash, një lloj droge e re, në formë xhelatine e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë. Shpërndarësit e drogës u arrestuan, pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike