Papa Françesku mirëpriti sot ambasadorin e ri të Rusisë në Vatikan, i cili tha se Papa i tha atij se ishte i vendosur të avanconte iniciativat e tij paqesore dhe humanitare për Ukrainën.
Ambasadori rus Ivan Soltanovsky zbuloi se Papa Françesku i tha gjithashtu se donte një takim tjetër me Patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, i cili ka mbështetur fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Presidenti Vladimir Putin.
Soltanovsky, 68 vjeç, një diplomat karriere, i dorëzoi letrat kredenciale Papa Françeskut në Vatikan, duke pasuar Alexander Avdehev, i cili ishte ambasador kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Papa kishte bërë një vizitë të papritur në ambasadën ruse në Romë një ditë pas pushtimit rus të 24 shkurtit 2022, për t’i shprehur shqetësimin e tij Abdegevit.
“Papa Françesku shprehu interesin e tij për të vazhduar misionin e paqes,” tha Soltanovsky për RIA Novosti pas takimit, duke iu referuar përpjekjeve të të dërguarit special të Papës, kardinalit italian Matteo Zuppi.
Zuppi ka vizituar Kievin, Moskën, Uashingtonin dhe Pekinin dhe synon të vizitojë Rusinë në të ardhmen e afërt.