“Të mos zgjidhet duke ngrenë pica në një zyrë të Kuvendit”- Bardhi ironizon deputetët e Bashës: Avokati i Popullit, jo të caktohet duke pire cigare me Ramën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve sot në Kukës, Gazment Bardhi në një prononcim për mediat ka komentuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Ajo qe kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit.

Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik.

Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrën pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve.

Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrën pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, deklaroi Bardhi.

Share This Article