Përpos qëllimit për të cilin u nisën drejt SHBA-së e këtu bëhet fjalë për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, liderët e globit duket se kanë gjetur kohën për shumëçka gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork.
Mediat britanike kanë zbuluar disa prapaskena paksa jo të hijshme për liderët të cilët gjatë ditës zhvillojnë takime pune dhe natën kalojnë orë me prostituta luksi, në hotele me çmime të majme.
Sipas medias britanike, prostituta luksi nga Europa dhe Amerika kanë ‘pushtuar’ këto ditë New Yorkun duke ofruar çmime shërbimi nga 3 mijë deri në 5 mijë dollar për të ‘argëtuar’ liderët, nëpër suita hotelesh të shtrenjta pasi nuk i fusin dot nëpër ambasada apo godina të tjera.
Raportohet se një suitë VIP po kushton deri në 100 mijë dollar këto ditë në New York, e cila merret ne qira për një natë apo disa orë në varësi të marrëveshjes që ka klienti VIP me prostitutën VIP. Një person i njohur për këto punë tha se puna është rritur me 20-25% këto ditë.