• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ndalimi i importeve të prodhimeve ukrainase, Kievi ankohet te Organizata Botërore e Tregtisë

Ndalimi i importeve të prodhimeve ukrainase, Kievi ankohet te Organizata Botërore e Tregtisë

by albnews
21 September, 2023
in Bota
0
5
VIEWS

Ukraina ka paraqitur një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë pasi një sërë shtetesh të Evropës Lindore vendosën ndalimin e importit të produkteve ushqimore ukrainase. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, kjo mosmarrëveshje nxjerr në pah ndarjet brenda Bashkimit Evropian ndërsa anëtarët e saj përpiqen të mbështesin Ukrainën ndërsa përballet me agresionin rus.

Hungaria, Polonia dhe Sllovakia ndaluan importin e drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore ukrainase, të premten, me argumentin se dërgesat po dëmtonin fermerët vendas, duke bërë që Kievi të paraqesë një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Procesi nis me konsultimet brenda një afati prej 60 ditësh, për të arritur një zgjidhje të pranuar nga palët lidhur me ankesën. Megjithatë nuk është e sigurt që kjo të ndodhë duke mbajtur parasysh faktin se një pjesë e kësaj që po ndodh lidhet me zgjedhjet e pritshme në Sllovaki dhe Poloni”, thotë David Kleimann, ekspert tregtie pranë Institutit “Bruegel”.

Agresioni rus ndaj Ukrainës mbylli një sërë rrugësh që Kievi përdorte për eksportet e saj, ndaj Bashkimi Europian vuri në dispozicion rrugë alternative që eksportet e Kievit të arrinin tregjet botërore, të cilat BE-ja i cilëson si “linja solidariteti”.

“Pra, Bashkimi Evropian është përballur me një situatë të pashembullt. Drithi ka mbërritur në këto tregje me çmim shumë konkurrues, ndërkohë që fillimisht destinacioni i eksporteve nuk ishin këto tregje”, shprehet Olia Tayeb Cherif nga Fondacioni i Fermerëve.

Fermerët në shtete evropiane kanë organizuar protesta, duke pretenduar se prodhimi ukrainas po gjen vend në tregjet lokale.

“Në dyqane po shiten prodhime me cilësi më të ulët dhe me çmime më të lira se prodhimet tona. Ne kemi kosto shumë të larta për të prodhuar mish dhe qumësht me cilësi. Ne po dalim me humbje, prandaj po heqim dorë”, shpjegon Vassil Dzhorgov, fermer në Bullgari

Bashkimi Europian u ofroi fermerëve kompensim dhe vendosi kufizime të përkohshme për importin e prodhimeve ushqimore ukrainase në maj. Kur këto masa skaduan, më 15 shtator, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia vendosën ndalimet të njëanshme të importeve. Po ashtu, të marten, Kroacia njoftoi se do të lejonte vetëm tranzitin e grurit ukranias. Aleatët evropianë kritikuan ashpër veprimet e këtyre vendeve.

“Ukraina po përballet me agresionin e Rusisë. Duhet të kuptojmë se këtu duhet të marrim parasysh të gjithë situatën, të mbështesim të gjitha këto linja solidariteti dhe gjithashtu të mbështesim mundësinë që Ukraina të eksportojë grurin e saj”, deklaron Sari Essayah, ministre e Bujqësisë së Finlandës.

Ndërkohë, Komisioni i Bashkimit Europian i ka kërkuar Ukrainës të zbatojë politikën e ashtuquajtur ‘frenim vullnetar të eksporteve’, ndërsa organizmi europian përpiqet të bindë vendet anëtare të Evropës Lindore që të heqin ndalimet e importit.

Sllovakia pritet të mbajë zgjedhjet më 30 shtator, ndërsa Polonia më 15 tetor. Bashkimi Evropian dhe Ukraina shpresojnë që me mbarimin e etheve zgjedhore, qëndrimet politike do të ndryshojnë.

Previous Post

Arabia Saudite: Jemi shumë afër marrëveshjes me Izraelin

Next Post

Zelensky-senatorëve amerikanë: Pa ndihmë do ta humbim luftën

albnews

albnews

Related Posts

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme
Bota

U nis duarbosh, por u kthye me disa marrëveshje, ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

17 May, 2025
Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje
Bota

Thriller në Slloveni, deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer vetëvrasje

17 May, 2025
Next Post
Zelensky-senatorëve amerikanë: Pa ndihmë do ta humbim luftën

Zelensky-senatorëve amerikanë: Pa ndihmë do ta humbim luftën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM