Pritja e bërë nga çifti presidencial francez ndaj Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla ishte e ngrohtë. Brigitte Macron, në një gjest solidariteti femëror, “i shpëtoi” një incidet thuajse stilistik të ftuarës së saj zyrtare.
Me mbërritjen e tyre në Versajë dhe para darkës zyrtare me 150 të ftuar, Charles dhe Camilla pozuan për fotografët pranë presidentit francez dhe Zonjës së Parë të vendit.
Para se të pozonin për fotot, pelerina e fustanit Dior të Mbretëreshës 76-vjeçare filloi të binte. Brigitte Macron e cila qëndronte pranë saj arriti ta kapte dhe e vendosi në vendin e saj.
Dy çiftet më pas bënë fotot e zakonshme për t’u pasuar nga darka e bollshme e cila përfshinte karavidhe blu dhe një përzgjedhje djathrash francezë dhe britanikë.