ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç. 55 minutes ago
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK 58 minutes ago
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese 1 hour ago
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi 1 hour ago
Rrëzohet helikopteri në Mbretërinë e Bashkuar, një i vdekur dhe 3 të plagosur 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Një drekë në Jerusalem, një drekë në Paris, 20 vjet ndërmjet

albnews by albnews
22 September, 2023
in Opinion
0
Një drekë në Jerusalem, një drekë në Paris, 20 vjet ndërmjet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

NGA VETON SURROI 

Para afro 20 vjetësh isha në drekë në Jerusalem. Më ftoi një mik hebre, profesor universitar, shkrimtar dhe ish-diplomat. Me një përvojë të gjatë jetësore më përmendi një përgjigje që u jep njerëzve që vijnë nga BE-ja për të dhënë sugjerime se si duhet të zgjidhet konflikti izraelito-palestinez:

RelatedPosts

Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale

Emigrantit i jepet 500 paund për abuzues seksual pasi kërcënoi të prishë deportimin.

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

“Pse nuk e zgjidhni njëherë konfliktin Kosovë-Serbi e pastaj vini te ne?”.

Javën e kaluar dhe afro njëzet vjet më pas më ftoi në drekë një mik francez në Paris, profesor universitar dhe njëri prej njohësve më të mirë të Evropës ish-komuniste. I ramë gjerë e gjatë Evropës së sotme, përfshirë asaj pjese që ishte komuniste me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, dhe miku im tha se po ty pyesnin për ardhmërinë evropiane ai do t’u sugjeronte ukrainasve që të shikojnë me vëmendje Ballkanin Perëndimor.

Ukrainës ka gjasa që këtë fundvit (së bashku me Moldavinë) t’i hapet procesi negociator për anëtarësim në BE. Para njëzet vjetësh Ballkanit Perëndimor iu premtua perspektiva evropiane. Një vend, Maqedonia Perëndimore, ka po aq stazh të qenit shtet kandidat për anëtarësim.

2.

Ukrainasit, të zënë në një luftë metër për metër në territorin e tyre, do ta kenë të vështirë komoditetin e të kuptuarit të Ballkanit Perëndimor. Dhe, nuk është se ka ndonjë mësim të mirë të mësohet nga këtej: BE-ja nuk ka ndonjë rezultat të mirë në qetësimin apo integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më 14 shtator, BE-ja tregoi se sa e dobët mund të jetë në politikën e vet të jashtme. Një vit pasi Gjermania dhe Franca (më vonë u bashkëngjit edhe Italia) prodhuan një plan njëfaqësh normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e me presion të peshës së madhe të investimit personal të Kryeministrit gjerman e Presidentit francez arritën të marrin pëlqimin e Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësimi i BE-së prodhoi një sërë tekstesh të negociuara e të stërnegociuara që u larguan aq nga plani origjinal sa i kthyen negociatat në vitin 2013. Atëbotë koncepti “historik” i BE-së qe, që në këmbim të autonomisë territoriale të serbëve të Kosovës, Kosova dhe Serbia të fillonin një proces normalizimi që do të shpinte ndoshta te njohja de facto e dy shtetësive të veçanta.

Pas shumë vjet dështimesh dhe bredhje (përfshirë edhe bisedimesh Thaçi-Vuçiq për këmbim territoresh), Gjermania dhe Franca dolën në shtator të vitit 2022 me planin, i cili vendoste në formë eksplicite marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si marrëdhënie shtetesh sovrane, të cilat brenda kësaj kornize juridike do të gjenin zgjidhje për problemet e ndërsjella, përfshirë edhe modalitete të tjera inovative për mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit dhe kushteve të jetës së serbëve të Kosovës.

Ndërmjetësimi i BE-së në 12 muajt e fundit e ktheu përmbys Planin frankogjerman dhe e shndërroi në një karikaturë të vitit 2013: krijoni autonominë e serbëve të Kosovës, pastaj flasim për të tjerat.

3. Është vështirë për ukrainasit sot të përqendrohen në hollësi, por nëse duan të kuptojnë politikën e BE-së karshi Ballkanit Perëndimor, atëherë hollësitë janë më të rëndësishme sesa titujt e mëdhenj të marrëveshjeve historike.

Në nëntor të vitit 2022, pas shumë vjet negociatash, dhe me ndikim vendimtar të Gjermanisë , gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan brenda Procesit të Berlinit tri marrëveshje të mobilitetit. Njëra prej tyre, ajo e kalimit prej njërit shtet në tjetrin me letërnjoftime, duhej të ishte simbol i normalitetit për një regjion që më 2020 , në Samitin e Sofjes mes BE-së dhe Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, ishte zotuar se do të krijonte një treg të përbashkët regjional me vendosjen e katër lirive të BE-së në territorin e tyre.

Në nëntor të këtij viti, pra më 2023 , ka të ngjarë që një vend, Bosnjë-Hercegovina të mos e ratifikojë këtë marrëveshje, meqë përfaqësuesit e entitetit (me fuqi bllokuese) të quajtur Republika Sërpska nuk lejojnë që kjo marrëveshje të ratifikohet, ngase prek “interesat vitale” të këtij entiteti.

Për më tepër, në maj të këtij viti, Republika e Serbisë, në procedurë të rregullt kushtetuese të miratimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare, ratifikoi me ligj marrëveshjet e mobilitetit. Në tekstin e ratifikimit, Kuvendi i Serbisë bëri po ashtu një truk që i zhvlerëson këto si marrëveshje ndërkombëtare. Kuvendi i Serbisë përshkroi rezervën e vet në tekst, duke cekur se fakti që këtë ligj e ratifikon si marrëveshje ndërkombëtare nuk do të thotë se ka lidhur marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën sipas Konventës së Vjenës për traktate; Kosovën vazhdon ta trajtojë si “territori i Kosova e Metohisë si pjesë e Republikës së Serbisë”.

Në nëntor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë shpresuan se u kalua një test i rëndësishëm i dyfishtë. Nga njëra anë bëhej e mundur lëvizja e lirë e qytetarëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër vendosej një precedent juridik ,mbi të cilin mund të ndërtoheshin marrëveshjet e ardhshme, pra precedenti juridik i barazisë së palëve.

Një vit më pas, këto ende mbeten objektive për t’u arritur, e me këtë ritëm dreka e ardhshme pas njëzet vjetësh në ndonjë vend do të dëshmonte se BE-ja ende nuk ka mësuar gjë.

4.

Po nga doli Ukraina në këtë rrëfim? Për arsye të thjeshtë se për njëzet vjet, prej Samitit të Selanikut, BE –ja nuk ka pasur ndonjë përgjigje për konfliktet e papërfunduara të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e këtij regjioni do të mbeteshin aty ku janë, në një proces të përhershëm të menaxhimit të konfliktit, po të mos shpërthente lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Me të shpërthyer kjo luftë, BE-së iu ringjall instinkti i detyrave historike dhe gjatë një viti e gjysmë u bashku në përkrahjen e Ukrainës.

Njëkohësisht, BE-ja këtij ndryshimi të madh epokal po i përgjigjet me një ndryshim po kaq të madh epokal: të trajtimit të Ukrainës si një shtet të ardhshëm anëtar të BEsë. Në këtë ringjallje instinkti historik, jo pak njerëzve duhet t’u ketë rënë në mend se nuk do të ishte e hijshme të fillonin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, por jo edhe me BH-në apo Maqedoninë e Veriut, për shembull.

Pra, njëzet vjet më pas, Ballkanit Perëndimor iu desh një luftë e largët që të ringjalleshin ambiciet e anëtarësimit në BE. Por vala ukrainase, në të cilën tash kanë hipur vendet e Ballkanit Perëndimor, mund të kalojë pa ndonjë rezultat për të mbajtur mend, nëse kuti matës i përparimit është politika e tanishme e jashtme e BE-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

30 October, 2025
Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

30 October, 2025
Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut! Rama i ka bërë telefonatë kërcënuese

30 October, 2025
ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

ADN-ja nga ushtria e pafat e Napoleonit e vitit 1812, zbulon se çfarë ka të ngjarë të ketë çuar në vdekjen e ushtarëve në Rusi

30 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result